Prishtinë, 27 tetor 2008
Kryeministri i Republikës së Kosovës priti sot në takim presidentin e
Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, z.Herman Van Rompuy, me të cilin
ka biseduar për zhvillimet në rajon dhe për bashkëpunimin e Kosovës me
Belgjikën.
Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur falënderimin për popullin dhe
shtetin e Belgjikës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, si dhe
është angazhuar për një forcim edhe më të madh të marrëdhënieve në mes
Kosovës dhe Belgjikës.
Kryeministri
Thaçi ka njoftuar presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës me
zhvillimet dhe progresin e arritur në Kosovë dhe për angazhimet e
Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ecur në rrugën e ndërtimit të
një shoqërie demokratike të gatshme për integrim në strukturat
euro-atlantike.

Presidenti
i Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës z.Herman Van Rompuy, ka
përgëzuar kryeministrin Thaçi për progresin e shënuar në ndërtimin e
demokracisë dhe të qeverisjes në Kosovë dhe ka shprehur gatishmërinë e
vazhdimit të përkrahjes nga shteti belg për zhvillim të qëndrueshëm të
demokracisë në Kosovë dhe për zhvillim ekonomik.

Last modified: 27 Tetor, 2008