Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi priti një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar

11 Shkurt, 2009

Prishtinë, 11 shkurt 2009
 
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi priti sot një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të udhëhequr nga z.Robert Hagemann, kryesues i misionit të kësaj organizate për Kosovën.

Në takimin me kryeministrin Hashim Thaçi janë vlerësuar zhvillimet e fundit ekonomike dhe financiare në Kosovë, si dhe është diskutuar për hapat e mëtejmë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Kryeministri Hashim Thaçi ritheksoi angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të implemetuar prioritetet strategjike të qeverisë, në shërbim të mirëqenies së gjithë qytetarëve të vendit, dhe shprehu besimin se anëtarësimi i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore do të jetë hap i madh për zhvillimin ekonomik të vendit.
 
Gjatë vizitës njëjavore, delegacioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të ketë takime edhe me përfaqësues të ministrive dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës si dhe atyre ndërkombëtare.

FMN gjatë vitit do të zhvillojë disa vizita të kësaj natyre për të parë nga afër zhvillimet ekonomike të vendit, si dhe për të diskutuar rreth mundësive të thellimit të bashkëpunimit.  

Last modified: 11 Shkurt, 2009

Comments are closed.