Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikolay Mladenov

11 Maj, 2010

Prishtinë, 11 maj 2010

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme  të Bullgarisë, Nikollay Mladenov, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet dypalëshe, situatën aktuale dhe zhvillimet në rajon.

Kryeministri Hashim Thaçi ka shpreh falënderimet, në emër të popullit dhe të Qeverisë së Kosovës, për mbështetjen aktive të Kosovës nga ana e Bullgarisë në rrugëtimin e shtetndërtimit, demokratizimit si dhe në ndërtimin e mirëqenies dhe të ardhmes së sigurt për qytetarët e vet.

“Qeveria dhe populli i Kosovës janë përcaktuar për rrugën e bashkëpunimit dhe të fqinjësisë së mirë me të gjithë fqinjët e vet. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi për të qenë pjesë të Evropës së Bashkuar në të ardhmen”, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.

Ministri bullgar i punëve të jashtme,  Nikollay Mladenov ka shprehur qëndrimin e qeverisë bullgare për të vazhduar mbështetjen e gjithanshme për Kosovën, për perspektivën e saj evropiane dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në takim janë vlerësuar shumë lartë marrëdhëniet dypalëshe në mes të dy vendeve dhe është shprehur zotimi për të vazhduar angazhimet në ndërtimin e  raporteve të mira në mes të dy vendeve.

Kryeministri Hashim Thaçi i ka bërë ftesë kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, që të vizitojë Kosovën.

 

Last modified: 11 Maj, 2010

Comments are closed.