Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi priti në takim lamtumirës të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku

27 Janar, 2009

Prishtinë, 27 janar 2009
 
Kryeministri Thaçi është shprehur se Kosova dhe Shqipëria tani kanë instaluar raporte të shkëlqyeshme ndërshtetërore, raporte këto që do të njohin vetëm avancim.

“Ne si dy shtete do të kemi përkushtimet e përbashkëta që të jemi pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kemi një qëllim dhe një vizion, që të jemi pjesë e strukturave euroatlantik dhe në këtë rrugë do të implementojmë të gjitha kriteret demokratike të domosdoshme. Në të ardhmen do të ju kushtojmë rëndësi të theksuar edhe bashkëpunimit ndërinstitucional, në të gjitha fushat, edhe në nivel të qeverive qendrore, edhe në nivel të autoriteteve lokale, por edhe të projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme”, është shprehur Kryeministri Hashim Thaçi.
 
I ngarkuari me punë në ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë, Arben Çejku, është shprehur se bashkëpunimi i deritashëm ka vënë baza të mira për një vazhdim të bashkëpunimit në të gjitha fushat në mes të dy vendeve.  “Jam i kënaqur që po lë mbas një trashëgimi të një bashkëpunimi të frytshëm ndërinstitucional dhe kam bindjen që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në mandatin e ambasadorit të ri, i cili do të fillojë së shpejti”, është shprehur z.Çejku.
          
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dëshiroj t’i uroj sukses z.Arben Çejku në të ardhmen e tij diplomatike, sukses edhe në kontributin e tij për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Last modified: 27 Janar, 2009

Comments are closed.