Prishtinë, 31 janar 2008
Në koordinim të plotë me të gjitha partitë politike sot është formuar Grupi për përzgjedhjen e simboleve shtetërore të Kosovës, të cilin e përbëjnë: Fadil Hysa (Kryeministri), Xhavit Beqiri (Presidencë), Basri Musmurati (Kuvendi i Kosovës), Esat Brajshori (AKR), Bujar Dugolli (AAK), Mahir Jagxhillar (KDTP), Boban Stankoviq (Partia e Pavarur Liberale) dhe Berim Ramosaj (LDD). Po kështu pjesë e këtij grupi përzgjedhës do të jenë edhe dy intelektualë nga bota akademike e Kosovës, emrat e të cilëve do të dihen së shpejti.
Last modified: 31 Janar, 2008