Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi priti ministrin e Punëve të Jashtme dhe Imigracionit të Luksemburgut, Nicolas Schmit

11 Shkurt, 2009

Prishtinë, 11 shkurt 2009
 
Kryeministri i Qeverisë Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot ministrin  e Punëve të Jashtme deh Imigracionit të Luksemburgut, z.Nicolas Schmit, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e Kosovës me Luksemburgun dhe për zhvillimet në rajon.
 
Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur falënderimin për Luksemburgun për mbështetjen e vazhdueshme që Luksemburgu i ka ofruar Kosovës në vazhdimësi.
 
“Luksemburgu ishte prej vendeve të para që e njohu Kosovën si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik dhe dëshiroj që në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës të shpreh falënderimin më të sinqertë të Ministrit dhe autoriteteve në Luksemburg”, ka thënë kryeministri Thaçi.
 
Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar edhe rolin aktiv që është duke luajtur Luksemburgu në Kosovë me pjesëmarrjen e vetë në kudër të KFOR-it por edhe në mbështetjen financiare me zotimin në Konferencën e Donatorëve deri në 25.5 milionë, për të mbështetur sektorin e edukimit, shëndetësisë, agrikulturës dhe sektorë tjerë të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
 
Në takim është vlerësuar edhe roli i diasporës kosovare në Luksemburg, por edhe e ardhmja e sigurt e Kosovës në NATO-s dhe Bashkimin Evropian që është e ardhmja e përbashkët evropiane dhe e zhvillimit ekonomik.
 
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Imigracionit të Luksemburgut, është shprehur se përkrahja e Luksemburgut për Kosovën do të vazhdojë në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Evropian.
 
Ministri Schmit është shprehur edhe për angazhimin e Luksemburgut për ndërtimin e një shoqëri demokratike në Kosovë që do të kontribuojë për stabilitetin e rajonit, dhe rrjedhimisht, edhe të vet Evropës.

Last modified: 11 Shkurt, 2009

Comments are closed.