Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi prezantoi sot qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth Raportit të Progresit të Komisionit Evropian

6 Nëntor, 2008

Prishtinë, 6 nëntor 2008
 
Është mundësi për ta vlerësuar rrugën e integrimit të Kosovës në Bashkim Evropian dhe mundësi që Institucionet e Kosovës te ndërmarrin veprime në përputhje me kriteret për anëtarësim.
 
Është synim i Kosovës që të jetë shtet funksional, demokratik dhe i ndërtuar mbi bazën e kritereve të anëtarësimit në Bashkim Evropian dhe të jemi shtet konkurrues dhe meritor për t’u anëtarësuar.
 
Raporti i Progresit është shqyrtuar me kujdes dhe është pranuar nga Qeveria si vlerësim real për gjendjen në Kosovë në periudhën Tetor 2007 – Tetor 2008 dhe rekomandimet do të jenë udhërrëfyese dhe të implementueshme nga Institucionet e Kosovës.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe secili dikaster i saj veç e veç do ta shqyrtojë këtë raport edhe në një mbledhje të saj të veçantë, si dhe në takimin e radhës të Mekanizmit Përcjellës për Stabilizim-Asocimin që do të mbahet me 2 Dhjetor, e ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e lartë të Komisionit Evropian.
 
Shpreh konsiderata për hartuesit e këtij raporti dhe kontributin e Institucioneve të Kosovës, shoqërisë civile dhe mekanizmave ndërkombëtarë në këtë raport, ku edhe në angazhimet e mëtejme do të jemi partnerë.
 
Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të shpreh vlerësimet për këtë raport:
 
Kriteret Politike
 
1.    Aprovimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në bazë të propozimit të presidentit Ahtisaari,
 
2.    Kushtetuta në pajtim me standardet Evropiane, respektimi afirmativ i minoritareve.
 
3.    Pas zgjedhjeve të Nëntorit 2007, Kuvendi është themeluar, ka zgjedhur Kryeministrin, Presidentin, ka aprovuar Deklaratën e Pavarësisë dhe ka aprovuar 41 ligje, përmes procedurës së përshpejtuar demokratike,
 
4.    Pas hezitimit-bojkotit të shkurtër, serbët e Kosovës Ju kanë bashkangjitur Kuvendit të Kosovës
 
5.    Tre Komisione të reja janë themeluar: Komision për Integrime Evropiane, Komision për të Drejtat e Njeriut, Çështjet Gjinore, Personat e Zhdukur dhe Peticione, si dhe Komisioni për Mandate dhe Imunitete,
 
6.    Kuvendi i ka ushtruar përgjegjësitë, (automatikisht) ex ante, të veta, sa i përket buxhetit,
 
7.     Kuvendi ka ngritur nivelin e mbikëqyrjes ne sektorin e sigurisë
 
8.     Janë bërë trajnimet dhe punësimet e nevojshme, me qëllim të ngritjes së kapacitetit administrativ të Kuvendit,
 
9.     Qeveria ka menaxhuar me sukses procesin e pavarësisë dhe Kushtetutës,
 
10.   Është themeluar Komisioni për Monitorim të Implementimit të  Ligjeve,
 
11.   Kuvendi i Republikës së Kosovës është duke e zbatuar 
        Rregulloren e Punës së Kuvendit,
 
12.    Kuvendi punon sipas kalendarit dy-javor, i cili publikohet para çdo seance plenare. Komisionet parlamentare punojnë sipas planeve tre-mujore dhe gjashtë-mujore të punës,
 
13.   Kryeministri ka treguar transparencë, duke prezantuar raportin 100 ditor dhe programin e Qeverisë në Kuvend,
 
14.   Qeveria në Korrik ka filluar lëshimin e pasaportave, sipas standaredeve moderne
 
15.   Ministria e Punëve të Jashtme në vazhdimësi është duke ushtruar më shumë dhe më mirë kompetencat e veta, themelimi i ambasadave është në proces, 52 shtete
 
16.   Qeveria ka vazhduar procesin e ndërtimit të kapaciteteve për të adresuar çështjet e integrimit Evropian,
 
17.   Në Korrik janë aprovuar strukturat e reja në fushën e Integrimit Evropian,
 
18.   Qeveria është duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane çdo tre muaj,
 
19.   Agjencia për Koordinim të Zhvillimit dhe Integrime Evropiane vazhdon të jetë agjenci qendrore për koordinim të agjendës Evropiane,
 
20.   Agjencia për Koordinim të Zhvillimit dhe Integrime Evropiane ka filluar të ketë kontakte të strukturuara me Komisioni për Integrime Evropiane,
 
21.   Qeveria Lokale është fuqizuar,
 
22.   Në Qershor legjislacioni i ri në fushën e qeverisjes lokale ka hyre ne fuqi,
 
23.   Ligjet te kaluara ne Kuvend janë duke u publikuar në Gazetën Zyrtare,
 
24.   Grupi dhe nën grupet punuese për monitorimin dhe implementimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Reformën e Administratës Publike janë duke u takuar rregullisht,
 
25. Bordi i Pavarur Mbikëqyrës është transformuar nga PSSP-ja në trup të pavarur, që i raporton drejtpërdrejt Kuvendit,
 
26.  Ministria e Shërbimeve Publike ka lëshuar një numër të akteve nënligjore në lidhje me shërbimin civil dhe menaxhimin e administratës publike,
 
27.  Rishikimi funksional ka filluar në Prill, me qëllim të ngritjes së efektivitetit të administratës publike. Është themeluar komisioni ndër-ministror dhe grupet teknike për të udhëhequr këtë proces,
 
28.  Ministria e Drejtësisë vazhdon të fuqizojë kapacitetin administrativ. Ka hartuar një numër të akteve legjislative në pajtim me programin për reformën ligjore,
 
29.  Këshilli Koordinues për Sundimin e Ligjit ka filluar të funksionojë,
 
30.  Njësia për Hetim Gjyqësor në 2008 ka pranuar 164 raste, cilat kanë rezultuar me 73 inicime të hetimeve. NjHGJ ka gjetur keqpërdorime në 87 raste dhe i ka përcjellë këto tek Këshilli Gjyqësor i Kosovës,
 
31.  Instituti Kosovar i Gjyqësisë ka aprovuar strategjinë 3 vjeçare, duhet fokusuar në implementim,
 
32.  Kosova është duke bashkëpunuar mirë brenda kornizës së Bordit të Përbashkët Koordinues të Sundimit të Ligjit me EULEX-in,
 
33.  Një dënim për krime lufte është shqiptuar në Maj 2008, 7 gjykime janë në proces dhe 51 raste janë nen hetime paraprake,
 
34.  Ligji për Parandalimin e Konfliktit te Interesit ka hyrë në fuqi,
 
35.   Deri kah fundi i Shtatorit, Agjencioni Kunder Korrupsionit ka dorëzuar 35 raste në prokurori, gjë që ka iniciuar shtatë raste penale,
 
36.  Në shumë raste të konfliktit të interesit, AKK ka intervenuar,
 
37.  Zyrat për të drejtat e njeriut janë themeluar nëpër komuna,
 
38.  Është themeluar Paneli Këshillues për Drejtat e Njeriut,
 
39.  Korniza ligjore sa i përket përdorimit të forcës është përmirësuar jashtëzakonisht përmes aprovimit të Ligjit për Inspektoratin Policor të Kosovës,
 
40.  Sistemi i ndihmës ligjore tani është operacional, përbëhet prej Komisionit për Ndihmë Juridike, Zyrës për Koordinimin e Ndihmës Juridike dhe pesë Zyrave të Qarkut për Ndihmë Juridike,
 
41.  Përpjesëtimi i të burgosurve dhe stafit te burgjeve është adekuat. Kushtet e jetesës, kujdesi mjekësor dhe sjellja nga Shërbimi Korrektues i Kosovës është korrekt,
 
42.   Këshilli i Pavarur i Shtypit është duke funksionuar në mënyrë të duhur,
 
43.   Në kontekst të religjionit si prioritet kyç në Parneritet Evropian, katedralja katolike është duke u ndërtuar në qendër të Prishtinës,
 
44.  Në fushën e drejtave të grave, Qeveria ka aprovuar Programin Kornizë për Barazi Gjinore 2008 – 2013,
 
45.  Është përgatitur Strategjia për Promovimin e Shëndetit në Shkolla 2008-2017,
 
46.  300 fëmijët nga komuniteti Romë, Ashkali, Egjiptas janë përfshire për herë të parë në dhjete pilot shkolla në shtatë komuna,
 
47. Zyra për Shëndetin e Fëmijëve është themeluar brenda Ministrinë e Shëndetësisë,
 
48. Janë shënuar zhvillime pozitive legjislative në fushën e minoritarëve dhe drejtave kulturore,
 
49. Është arritur progres në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë,
 
50.  Sa i përket mbrojtjes së minoritarëve, janë ndërmarrë masat institucionale dhe ligjore: Themelimi i Zyrës për Komunitete në Zyrën e Kryeministrit, themelimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe aprovimi i Ligjit për të Drejtat e Komuniteteve.
 
51. Ka progres në fushën e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për komunitetet minoritare,
 
52. Qeveria ka aprovuar Strategjinë për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar,
 
53.   Kosova vazhdon të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në iniciativat regjionale:

a.    Procesi i Bashkëpunimit i Evropës Juglindore dhe Këshillit Regjional për Bashkëpunim
b.    CEFTA
c.     Traktati i Komunitetit për Energji
d.     Fusha e Përbashkët Evropiane e Aviacionit
e.     Karta Evropiane për Ndërmarrjet e Vogla e BE-së
f.      Mbikqyrja i Transportit për Evropën Jug Lindore
g.     Iniciativa Kompakte e Investimeve
 
Kriteret Ekonomike

 
54. Bruto Produkti Vendor (BDV) është rritur nga 3.9 në 2006 në   4.4% në 2007
 
55. Konsumi privat është rritur për gati 10%
 
56.  Pagat qeveritare janë rritur për 2.5% ndërsa shpenzimet publike në mallra dhe shërbime për 1.4%
 
57. Investimet e përgjithshme kanë qenë 27% në 2007, krahasuar me 23% në 2006
 
58.  Në shtatë muajt e parë të vitit 2008, eksportet janë rritur për 63% ndërsa importet 27% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar,
 
59. Procesi i përshpejtuar i privatizimit, investimet në IPKO dhe sektorin bankar, kanë ndikuar në rritjen e Investimeve Direkte të Huaja nga 8% ne 2006 ne 12.6% në 2007
 
 
60.  Investimet private janë rritur në 37% ne 2007 nga 26% në 2006
 
61.  Sektori financiar ka vazhduar të rritet në Kosovë
 
62. Katër banka të reja janë themeluar në Kosove gjatë 2007 dhe 2008
 
63. Kosova ka zhvilluar kornizën e duhur institucionale dhe legjislative për ekonominë funksionale të tregut
 
64. Buxheti për arsim në shpenzimet e përgjithshme të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës është rritur për 17.3% në pjesën e parë të vitit 2008
 
65. Qendra regjionale për kualifikime profesionale është ndërtuar në Prishtinë
 
66. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ka filluar në rrethin e Prishtinës dhe në drejtim të Shkupit dhe Pejës
 
67.  Infrastruktura e Telekomunikacionit është duke u përmirësuar, paleta e produkteve është duke u zgjeruar dhe çmimet janë duke shënuar rënie
 
Standardet Evropiane
 
Sa i përket Lëvizjes së lirë të mallrave, është arritur progres në fushën standardizimit, në fushën e akreditimit dhe në fushën e metrologjisë
 
Sa i përket Lëvizjes së lirë të kapitalit, Banka Qendrore e Kosovës ka marrë autoritetin për licensimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve financiare
 
Sa i përket Doganave dhe tatimit, në Qershor 2008 ka hyrë në fuqi rregullorja e cila themelon procedurat për marrjen e veprimeve për te luftuar shkeljet e drejtës intelektuale. Informacionet e Tarifës së Integruar të Kosovës (TARIK) janë me kohë dhe në tërësi të adaptuara me praktikat më të reja.
 
Po ashtu TARIK funksionon në tri gjuhë. Të hyrat nga doganat për periudhën Janar-Shtator 2008 janë rritur për 12%. Kapacitet teknologjike po ashtu janë ngritur, bashkëpunimi me shtetet fqinje ka përparuar.
 
Administrata Tatimore ka përmirësuar performancën, të hyrat nga tatimet janë ngritur për 12% krahasuar me shtatë muajt e parë të vitit 2007
 
Sa i përket Prokurimit Publik, është arritur progres në legjislacioni, procedurat dhe institucionet janë në pajtim me standardet Evropiane.
 
Sa i përket Arsimit dhe kërkimit, është bërë mjaft progres sa i përket fuqizimit të legjislacionit, infrastrukturës dhe aspektin institucional
 
Sa i përket Industrisë dhe Ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, ‘one stop shop’ mënyra e funksionimit është përmirësuar. Regjistrimi online është mundësuar. Kosova është gradualisht duke zhvilluar shërbimet mbështetëse, duke përfshire inkubatorë dhe parqe te biznesit
 
Sa i përket Bujqësisë dhe Peshkatarisë, shpenzimet e Qeverisë në këtë sektor janë ngritur për 32%, krahasuar me vitin e kaluar. Progres ka në fushën e zhvillimit të politikave dhe kornizës rregullative për të mbështetur reformën e tokës dhe mbrojtjen e tokës bujqësore nga zhvillimet urbane
 
Sa i përket Mjedisit, progresi mund t raportohet në fushën e legjislacionit horizontal dhe në fushën e kemikaleve, ku ligji për Kemikalet është aprovuar. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit është fuqizuar me staf të nevojshëm dhe është operacionale
 
Sa i përket Politikave të Transportit, është arritur progres sa i përket Ligjit për Sigurinë në Rrugë, i cili ka hyrë në fuqi. Po ashtu alokimi substancial financiar është siguruar përmes Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës (93 milion euro) për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin me kualitative te rrugëve.
 
Sa i përket fushës së transportit hekurudhor, është aprovuar Ligji për hekurudhat e Kosovës, i cili themelon Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave. Kosova vazhdon të jetë pjesëmarrëse konstruktive në Observatorin Transportues për Evropën Juglindore.
 
Sa i përket Energjisë, në përgjithësi, ka pasur ca përparime veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së energjisë, Zyra e Rregullatorit të Enertgjisë  dhe KOSTT. Kosova C është duke përparuar mirë. Në shtator Qeveria ka marrë vendim të privatizojë KEK-un, por po ashtu të investojë ne sektorin si tërësi me fokus në rrjetin dhe sistemin transmetues.
 
Sa i përket Shoqërisë Informative dhe Mediave,  në fushën e komunikimit elektronik ka pasur përparime, operatori i dytë ka hyrë në treg. Është fuqizuar aspekti i pavarësisë së ART-së.
 
Sa i përket Kontrollit Financiar, Ligji për menaxhimin e financave publike është aprovuar, si dhe Ligji për Auditim të Brendshëm. Po ashtu në Nëntor 2007 është themeluar njësia qendrore për harmonizim. Në fushën e auditimit ekstern, Kuvendi e ka aprovuar Ligjin për Auditim Gjeneral
 
Sa i përket, vizave, kufirit, kontrollit, azili dhe migrimit, në Shkurt është aprovuar Ligji për të Huajt. Kuvendi ka aprovuar Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe Sigurimin e Kufirit në Maj. Qeveria ka aprovuar Strategjinë për Menaxhimin Integral të Kufirit (MIK) në nëntor 2007. Demarkacioni i Kufirit me Maqedoninë ka filluar në qershor. Bashkëpunimi në mes të agjencive të ndryshme Kosovare të përfshira në MIK është duke u përmirësuar. Kuvendi ka aprovuar Ligjin për Azilin në maj.
Departamentet e MPB që janë përgjegjëse për kufirin, azilin dhe migracioni kanë vazhduar të ngrisin kapacitetet e tyre menaxheriale.
 
Sa i përket, Shpërlarjes së parave, Qendra Inteligjente Financiare është mbikëqyrës i institucioneve jo financiare. Banka Qendrore është mbikëqyrës i institucioneve financiare. Ekziston një bashkëpunim shumë i mirë në mes të Qendres Intelegjencës Financiare, Banka qendrore e Kosovës dhe Doganave.
Bashkëpunimi me gjykatat dhe policinë është duke u përmirësuar siç tregojnë rastet e fundit të profilit të lartë. Është aprovuar një Plan i Veprimin në Gusht të vitit 2008.
 
Sa i përket, kontrabandës me lëndë narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar disa aksione dhe ka bërë konfiskimin e sasive të ndryshme të lëndëve narkotike.
 
Sa i përket Policisë, performanca e saj është e kënaqshme. Ligjet për Policinë dhe Inspektoratin Policor janë aprovuar në shkurt  të vitit 2008.
 
Sa i përket Luftimit ts krimit të organizuar dhe terrorizmit, legjislacioni në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore është në përgjithësi në pajtim me standardet ndërkombëtare.
Zëvendës Ministri i MPB-së është nominuar Koordinator Kombëtar për Luftimin e trafikimit.

Strategjia dhe Plan i Veprimit janë aprovuar në korrik. Disa trajnime janë mbajtur në fushën e luftimit të krimit të organizuar për stafin nga Drejtorati i Krimit i Policisë së Kosovës.

Last modified: 6 Nëntor, 2008

Comments are closed.