Prishtinë, 6 janar 2009
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon besimtarët ortodoksë të Kosovës, me rastin e Krishtlindjeve.
Në mesazh thuhet:
Të nderuar qytetarë të besimit ortodoksë,
Krishtlindjet Ortodokse sivjet festohen në Kosovën e pavarur, sovrane dhe demokratike.
Duke ju shprehur përgëzimet më të mira, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe në emrin tim, uroj që në familjet tuaja të zotërojë paqja, lumturia, harmonia dhe mirëqenia.
Uroj që ky vit të jetë vit i suksesit dhe përparimit të gjithanshëm për të gjithë qytetarët tanë, vit i respektit të njëri tjetrit, tolerancës dhe besimit në ardhmërinë tonë të mirë.
Gëzuar Krishtlindjet Ortodokse!
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës
Last modified: 6 Janar, 2009