Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi ngushëllon familjen Velija dhe stafin e Televizionit ALSAT, me rastin e vdekjes së presidentit të Televizionit ALSAT, Vehbi Velija

16 Maj, 2009

Prishtinë, 16 maj 2009

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

E nderuara familje Velija,
Të nderuar punonjës të Televizionit ALSAT,

Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndërrimin e jetës së biznesmenit të shquar, njërit prej themeluesve të medias bashkëkohore shqiptare, familjarit dhe udhëheqësit tuaj, Vehbi Velija.

Institucionet dhe populli i Republikës së Kosovës, me respekt të lartë gjithmonë do të kujtojnë veprën e z.Vehbi Velija, vepër kjo e tëra në shërbim të zhvillimit të demokracisë dhe medias së lirë në hapësirën shqiptare dhe më gjërë.

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Last modified: 16 Maj, 2009

Comments are closed.