Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi ngushëllon familjen Gjerqeku dhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, me rastin e vdekjes së poetit dhe akademikut Enver Gjerqeku

24 Tetor, 2008

Prishtinë, 24 tetor 2008
Në telegram thuhet:

 
E nderuara familje Gjerqeku,
Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,
 
Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e akademik Enver Gjerqekut, poet, intelektual dhe krijues me veprimtari të dalluar kulturore dhe jetësore.
 
Vdekja e akademik Gjerqekut është humbje madhe për familjen Gjerqeku, për kulturën dhe botën akademike të Kosovës.
 
Veprimtaria e tij krijuese letrare është një mozaik i çmuar në rrafshin e letërsisë moderne, në pasurimin e ndjeshmërisë lirike të poetikës shqipe dhe humbje e një zëri lirik të realizuar pëgjatë shekullit jetësor të tij.
 
Familjes Gjerqeku, duke ndarë dhembjen me të, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
 
Po ashtu, në emrin e Qeverisë së Kosovës dhe emrin tim ngushëllime të thella i shprehim Kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, sepse ky institucion ka mbetur pa një emër të respektuar.
 
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Last modified: 24 Tetor, 2008

Comments are closed.

×