Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi nderon heroin Shaban Polluzha, në 64-vjetorin e rënies së tij

19 Shkurt, 2009

Prishtinë, 19 shkurt 2009
 
Në nderim të komandantit Shaban Polluzha, me  rastin e 64 vjetorit e rënies së tij, kryeministri ka bërë homazhe dhe ka venë kurorë lulesh pranë varrit të tij në fshatin Polluzhë të Drenasit. Kryeministri shoqërohej nga Ministri i Arsimit shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë figurën e heroit të kombit, Shaban Polluzha, si një nga figurat më të ndritura të historisë së popullit shqiptarë.

Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur se Shaban Polluzha: “Është njeriu i vizionit, njeriu i fillimit të një rezistence të madhe kundër pushtimit serb dhe jugosllav ndaj Kosovës, i refuzimit dhe kundërshtimit të regjimit komunist i përpjekjeve të mëdha për liri për shtet të Kosovës”.

Shaban Polluzha udhëhoqi rezistencën kundër forcave pushtuese serbe në janar dhe shkurt të viti 1945, në trevën e Drenicës.

Last modified: 19 Shkurt, 2009

Comments are closed.