Prishtinë, 16 maj 2009
Në vazhdim po e japim të plotë, deklarimin e kryeministrit Thaçi në Vidimiriq të Mitrovicës.
Kemi ardhur këtu me kryetarin e Komunës së Mitrovicës Bajram Rexhepi në një inspektim të rindërtimit të rrugës në fshatin Vidmriq, që është në përmbyllje e sipër.
Jam shumë i inkurajuar me këtë punë të mirë që po bëhet, me këtë lehtësim që po iu bëjmë qytetarëve të jetojnë në shtëpitë dhe pronat e tyre, jam gjithashtu i inkurajuar me vendosmërinë e banorëve që të vazhdojnë këtu jetën e re, në Kosovën e pavarur sovrane dhe demokratike.
Kjo është rruga e re, në Kosovën tonë të re, në shtetin tonë të ri. Modernizimi i vendit po ndodhë në gjithë Kosovën.
Kjo është një rrugë që do t`ua lehtësoj jetën shumë qyetarëve, do të modernizojë gjithashtu infrastrukturën dhe ndjehem tepër mirë që po përmbyllim një investim rreth 6 milion euro vetëm në pjesën veriore të Mitrovicës për një vit si qeveri, ndërsa mbi 10 milion euro në qytetin e Mitrovicës.
Nuk do të shikojmë vija të caktuara për investime, jeta e re po vazhdon edhe në këto treva të Kosovës do të vazhdojmë, investimet do të vazhdojnë, janë investime këto edhe në ndërtimin e shtëpive të reja në mënyrë që njerëzit të kthehen pa dallime etnike, të kthehen me të drejta të plota dhe legjitime në pronat, shtëpitë dhe banesat e tyre.
Ne do të investojmë në rrugë të reja, në kanalizime, ujësjellëse, të investojmë në ndërtimin e shkollave të reja. Kjo po ndodh në komunën e Mitrovicën këto ditë.
Unë dua të besoj se fuqimisht se kështu të bashkuar do të vazhdojmë të kemi investime dhe do të ndryshojmë vendin tonë për të mirë, ndryshim ky i cili shihet.
Sot mund të them lirisht se kjo punë e cila po bëhet, po bëhet një punë për t`i hapur rrugë të sigurtë zhvillimit ekonomik, krijimin e hapjeve të reja të punës edhe prespektivës të gjithanshme të shtetit dhe qytetarëve tonë.
Last modified: 16 Maj, 2009