Prishtinë, 21 Dhjetor 2008
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i Transporti dhe Postë- Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe kryetari i Komuës së Prizrenit Ramdan Muja, përuruan të dielën rrugën e re të asfaltuar të fshatit Zhur të kësaj komune.
Pas përurimit, kryeministri Hashim Thaçi uroi banorët e këtij fshati me rastin e realizimit të këtij projekti, i cili ka rëndësi të madhe për ta.
Me këtë rast kryeministri Thaçi u premtoi banorëve të fshatit Zhur se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë edhe në realizimin e projekteve tjera, siç është ndërtimi i shtëpisë së kulturës, pastaj ndërtimin e një hidrocentrali, e projekte të tjera në të mirë të qytetarëve dhe në shërbim të republikës së re.
Gjatë këtij viti në komunën e Prizrenit janë realizuar projekte të shumta, që në këtë komunë sa është investuar këtë vit, nuk ishte investuar për më se 10 vite, ka thënë ministri i Transporti dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.
Ndërsa Ministri Limaj, në mes tjerash pohoi se realizimi i asfaltimit të kësaj rruge, është një projekt me vlera të mëdha jetësore.
Ministri Limaj gjithashtu theksoi se gjatë këtij viti në komunën e Prizrenit janë realizuar projekte të shumta, që në këtë komunë sa është investuar këtë vit, nuk ishte investuar për më se 10 vite.
Ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, u shpreh se gjatë këtij viti Qeveria e Republikës së Kosovës ka investuar shumë, në realizimin e projekteve të shumta të infrastrukturës rrugore në fshatrat e kësaj komune.
Last modified: 21 Dhjetor, 2008