Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi, ka pritur në takime të ndara, ambasadorin e Hungarisë, z. Zoltan Imecs dhe ambasadorin sllovak z. Miloslav Nad

24 Gusht, 2010

Prishtinë, 24 gusht 2010 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës  ambasadorin e Hungarisë, z. Zoltan Imecs.

Kryeministri ka falënderuar ambasadorin z. Zoltan Imecs për punën e shkëlqyer që ka bërë gjatë shërbimit të tij në Kosovë.  Z. Thaçi po ashtu ka falënderuar Qeverinë dhe popullin e Hungarisë për ndihmën dhe përkrahjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që ky bashkëpunim i mirë midis dy vendeve të thellohet edhe më shumë në të ardhmen”, ka thënë kryeministri Thaçi .

Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast ka potencuar progresin e arritur në Kosovë në të gjitha sferat, si dhe sfidat e  institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin e vendit në institucionet euroatlantike.

Po sot, kryeministri Hashim Thaçi ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin sllovak në Prishtinë,  z. Miloslav Nad.

Kryeministri ka falënderuar ambasadorin z. Miloslav Nad  për punën gjatë shërbimit të tij në Kosovë.  Z. Thaçi po ashtu ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për marrëdhënie të mira midis Kosovës dhe Sllovakisë sikur me të gjitha vendet e rajonit. 

Last modified: 24 Gusht, 2010

Comments are closed.