Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi ka pritur kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa

27 Maj, 2010

Prishtinë, 27 maj 2010

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, me të cilin ka biseduar për aktualitetin politik në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës.

Z. Mustafa ka njoftuar kryeministrin Thaçi lidhur me zhvillimet aktuale në Luginën e Preshevës dhe angazhimet e spektrit politik shqiptar për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kryeministri Thaçi ritheksoi edhe njëherë mbështetjen e qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës për realizimin e të drejtave të tyre politike dhe kombëtare në vendbanimet e tyre në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Last modified: 27 Maj, 2010

Comments are closed.