Prishtinë, 8 mars 2010
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i uron të gjitha gratë e Kosovës, me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas
Në telegramin e urimit thuhet:
8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas ëshë një nga datat më të rëndësishme, që kanë një simbolikë të veçantë për qytetarët dhe për institucionet e Republikës së Kosovës.
Gruaja kosovare është ndër më meritoret për lirinë, për pavarësinë dhe për zhvillimin në të cilin ka hyrë vendi ynë. Edhe në kohët më të vështira gratë e Kosovës ishin vënë fuqishëm në shërbim të plotë të mbrojtjes së vlerave humane të qytetarëve tanë.
Sot gruaja kosovare është e përfaqësuar në shoqërinë dhe në institucionet e Kosovës. Në këtë kuadër, Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë me ndërmarrjen e hapave konkretë që ky përfaqësim të jetë edhe më meritorë.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në këtë ditë të shënuar, dua të riafirmoj përkushtimet dhe vizionin e qeverisë për avancimin e barazisë gjinore në vendin tonë. Ne kemi bërë shumë në këtë drejtim, por jemi të vetëdijshëm që do të bëjmë edhe më shumë.
Urime 8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Last modified: 8 Mars, 2010