Prishtinë, 10 qershor 2010
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Zogaj, me rastin e vdekjes së shkrimtarit Rexhep Zogaj. Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
E nderuara familje Zogaj,
Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga kjo botë, e më të dashurit tuaj, shkrimtarit të shquar, Rexhep Zogaj.
Krijimtaria e Rexhep Zogajt do të jetë e shënuar në analet e letërsisë dhe publicistikës shqiptare. Ai i dha shumë kulturës shqiptare. Jeta dhe veprimtaria e tij do të jenë shembull për brezat e ardhshëm.
Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Last modified: 10 Qershor, 2010