Prishtinw, 15 shkurt 2009
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Prela, me rastin e vdekjes së diplomatit shqiptar, Vladimir Prela.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
E nderuara familje Prela,
Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, diplomatit të shquar shqiptar, Vladimir Prela.
Institucionet dhe populli i Kosovës do ta kujtojnë me krenari dhe do të jenë mirënjohës gjithmonë për angazhimin e z.Vladimir Prela për Kosovën, në kohën kur ai shërbeu në cilësinë e shefit të Zyrës së Shqipërisë në Kosovë.
Kontributi i diplomatit Vladimir Prela do të shënohet në historinë më të re të ndërtimit të shtetit të pavarur të Kosovës.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës
Last modified: 15 Shkurt, 2009