Prishtinë, 15 shkurt 2009
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Demaj, me rastin e vdekjes së veprimtarit të të drejtave të njeriut nga Peja, Tahir Demaj.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
E nderuara familje Demaj,
Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndërrimin e jetës së veprimtarit të shquar të të drejtave të njeriut, familjarit tuaj, Tahir Demaj.
Institucionet dhe populli i Kosovës, me respekt të lartë gjithmonë do të kujtojnë veprën e z.Tahir Demaj, vepër kjo e tëra në shërbim të vendit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës
Last modified: 15 Shkurt, 2009