Prishtinë, 25 janar 2010
E nderuara familje Blakaj,
Me pikëllim dhe dhembje të madhe e morëm lajmin për vdekjen e bashkëshortit, babait dhe familjarit tuaj të dashur, Sokol Blakaj.
Në këto momente pikëllimi ndajmë me Ju dhembjen për humbjen e gazetarit dhe redaktorit të ish RTP-së dhe tani të RTK-së. Përherë do të kujtojmë kontributin e madh të Sokol Blakjt në ndërtimin e medieve të lira dhe të pavarura në Kosovë.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës
Last modified: 25 Janar, 2010