Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Alexander Stubb dhe ka marrë pjesë në një takim me bashkatdhetar

3 Qershor, 2010

3 qershor 2010

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shoqëruar nga një delegacioni i Qeveris së Kosovës, sot ka zhvilluar edhe një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, me ministrin Alexander Stubb. Në takim është biseduar për zhvillimet e përgjithshme në rajon dhe për raportet bilaterale në mes të dy vendeve.

Në takim është vlerësuar progresi në Kosovë dhe është rikonfirmuar gatishmëria e autoritete shtetërore të Finlandës për të vazhduar mbështetjen e Kosovës në rrugën e shtetndërtimit dhe në proceset e integrimeve euroatlantike.

Kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri Alexander Stubb janë pajtuar për një angazhim edhe më të thellë në ndërtimin e raporteve bilaterale në mes të dy vendeve.

Në mbrëmje kryeministri ka marr pjesë në një takim me bashkatdhetarët tanë që gjinden në Finlandë. Në një bashkëbisedim me bashkatdhetar, kryeministri ka vlerësuar arritjet e Kosovës në ndërtimin e shtetit dhe demokracisë, si dhe perspektivat e saj të zhvillimit ekonomik. Kryeministri ka vlerësuar rolin e diasporës kosovare në mbështetje të zhvillimeve në Kosovë, dhe ka kërkuar nga bashkatdhetarët tan që kapitalet e tyre t’i investojnë në Kosovë, sepse Qeveria e Kosovës do të ju ofrojë mbështetjen dhe sigurinë e plotë.

Last modified: 3 Qershor, 2010

Comments are closed.