Prishtinë, 15 qershor 2010
Kryeministri Thaçi i bëri këto komente në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se Grupi Ndërkombëtar Drejtues, edhe njëherë ka paraqitur mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës.
“Është një dëshmi e një mbështetje edhe më unike ndërkombëtare për Kosovën në veçanti për konsolidimin e institucioneve shtetërore të Kosovës për zbatimin e kritereve demokratike në të gjitha sferat, qoftë në politikë, ekonomi apo në legjislacion, por edhe për përgatitjet që Kosova ka bërë për të pritur sa më e koordinuar me gjithë partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë pavarësisht nga opinioni, që ne mendojmë se do të jetë pozitiv në favor të vendimit të institucioneve të Kosovës për shpalljen e Kosovës shtet në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë z.Thaçi.
“Do të hapet një kapitull i ri, kapitulli i perspektivës euroatlantike të Kosovës në NATO dhe BE, e në të njëjtën kohë dua të theksoj se do të hapet edhe kapitulli i njohjeve të reja dhe Kosova gradualisht përpos që do të hapë dialogun për liberalizimin e vizave, do të ketë një mbështetje edhe më unike nga të gjitha vendet e BE-së dhe gjithë partnerët tjerë ndërkombëtarë”, është shprehur kryeministri Thaçi.
Last modified: 15 Qershor, 2010