Prishtinë, 21 janar 2010
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me gjithë kabinetin e tij qeveritar, ka bërë homazhe dhe vendosur lule mbi varrin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, në Lagjen Velania të Prishtinës.
“Sot jemi këtu në nderim të presidentit Rugova, në katër vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova.
Në këtë ditë mund të them kur edhe po e shënojmë dy vjetorin e Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, është nderimi dhe përkujtimi shtetëror i Qeverisë së Kosovës për kontributin shtet formues dhe demokratizues të vendit tonë, për personalitetin e presidentit Ibrahim Rugova i cili do të përkujtohet me pietetin më të lartë prej shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës”, theksoi kryeministri Hashim Thaçi.
Last modified: 21 Janar, 2010