Zyra e Kryeministrit

Kryeministi i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen e prefektit të ndjerë, Rexhepi

22 Qershor, 2008

Prishtinë, 22 qershor 2008
 
E nderuara familje Rexhepi,

Të nderuar zyrtarë të Prefekturës së Vlorës,

Vdekja tragjike e prefektit Xhevahir Rexhepi ishte lajm i hidhur për mua dhe delegacionin që kryesoja gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri.

Ky lajm ishte i hidhur aq më shumë kur qyteti i Vlorës një ditë më pare më shpalli “Qytetar Nderi”.
Familjes Rexhepi i shpreh ngushëllimt më të sinqerta, duke kërkuar që të mbahen të forte.

Të gjithë kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të prefektit Rexhepi u shpreh ngushëllimet më të thella në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Kosovës

Last modified: 22 Qershor, 2008

Comments are closed.

×