Zyra e Kryeministrit

Komunikatë për Medie

9 Shtator, 2016

Prishtinë, 9 shtator 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar sot kërkesën e ministrit për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, për lirim nga detyra.

Duke i uruar suksese në detyrat e reja, kryeministri Mustafa, ka vlerësuar lartë kontributin e ministrit Çollaku gjatë punës së tij.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka vlerësuar angazhimin e ministrit Çollaku në realizimin e prioriteteve të Programit Qeveritar duke përfshirë vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Last modified: 9 Shtator, 2016

Comments are closed.