Prishtinë, 10 korrik 2012
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shqyrtuar shkaqet e ofrimit të dorëheqjes së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të drejtësisë, Hajredin Kuçi, e ofruar me datën 22 qershor, dhe konstatojë se shkaqet që kanë dërguar deri te dorëheqja tanimë nuk ekzistojnë.
Kryeministri Thaçi fton zëvendëskryeministrin Kuçi që të vazhdojë me përkushtim dhe përgjegjësi në ushtrimin e funksioneve që ka mbajtur deri më tani në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Last modified: 10 Korrik, 2012