Kryeministri i Republikës se Kosovës bashkë me lider të partive opozitare: Isa Mustafa nga LDK, Blerim Shala nga AAK, si dhe partneret e koalicionit: Behgjet Pacolli nga AKR, Sllobodan Petrovic nga SLS dhe Mahir Jaggjillar nga Grupi 6 Plus, ka realizuar një takime me ambasadoret e vendeve te Quintit të cilët i ka informuar për qëndrimin e Republikës se Kosovës për pretendimin e Beogradit zyrtar që të organizojë zgjedhje në Kosove.
“Vendimi qeverisë së Serbisë, për organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të Serbisë në territorin e Kosovës, për mua dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, është edhe një agresion tjetër dhe cenim i sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Ky akt është i papranueshëm dhe i pazbatueshëm në shtetin tonë të pavarur.
Unë jam i vetëdijshëm, se Serbia ka organizuar zgjedhje të tilla në Kosovë në të kaluarën, mirëpo, deklarojë, me seriozitetin më të madh, se unë jam i vendosur që të përdori të gjitha mjetet të cilat i parasheh Kushtetuta e vendit tim, për të parandaluar një akt të tillë.
Kjo praktikë e dhunimit të integritetit territorial dhe rendit Kushtetues të Kosovës nga ana e Serbisë, duhet të marr fund një herë e përgjithmonë”, ka thënë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Last modified: 15 Mars, 2012