Zyra e Kryeministrit

Ka ndërruar jetë Abedin Qupeva, shef i kabinetit të Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës

23 Shtator, 2008

Prishtinë, 23 shtator 2008
 
Pas lëngimit nga një sëmundje e rëndë, sot ka ndërruar jetë Abedin Qupeva, shef i kabinetit të Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
 
Me rastin vdekjes së tij, telegram ngushëllimi familjes Qupeva i ka dërguar kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
 
Në telegram thuhet
 
E nderuara familje Qupeva,

Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e Abedinit, shef i kabinetit të kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Vdekja e Abedinit është humbje e madhe për Ju familje e nderuar Qupeva, miqtë dhe kolegët e tij dhe institucionin ku punoi.

Shembëlltyra e tij do të kujtohet me respekt nga të gjithë ata që punuan me të.
 
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim Ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta.
 
Sinqerisht,

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës 

Last modified: 23 Shtator, 2008

Comments are closed.

×