Zyra e Kryeministrit

Intervistë e kryeministrit Haradinaj në emisionin “Rubikon” të KTV-së

18 Korrik, 2019

 

Prishtinë, 18 korrik 2019

Në një intervistë dhënë për emisionin “Rubikon”, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, vizitën e presidentit Macron në Beograd, për ndërmjetësimi eventual të Francës dhe Gjermanisë në procesin e dialogut, ndryshimet në Komisionin Evropian dhe në përgjithësi në Bruksel, koalicionin qeveritar dhe se si do të vazhdojë dialogu pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri Haradinaj tha se pas thirrjes së Samitit të Berlinit dhe paralajmërimit të Samitit të Parisit, mendon se është i pritshëm një rol më direkt i presidentit Macron në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Në lidhje me liberalizimin e vizave, kryeministri tha se urimin e ka dhënë pas takimit me ministrin e brendshëm të Gjermanisë dhe se është reale që prej muajit shtator, çdo javë të merret ai vendim.

Për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, kryeministri Haradinaj tha se kufiri është në qafë të Çakorrit dhe në qafë të Kullës dhe si të vendosen këto pika asnjë problem më nuk është, shkon nëpër maja të larta dhe çdo kush i din këto.

Lidhur me çështjen e dialogut, aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri Haradinaj tha se  mund ta ketë një udhëheqje menaxheriale të dialogut, por vendimet për dialogun i merr parlamenti me dy të tretat.

“Unë e kam refuzuar të marr dialogun për ndarje dhe fatmirësisht e kam arritur atë qëllim, sepse është bartur në adresa të tjera dialogu dhe nuk i ik përgjegjësisë për vendin, mirëpo i kemi disa sfida të përfaqësimit, për shkak se platforma, të cilën e ka votuar Parlamenti me marr unë ose dikush tjetër dhe atë platformë ta nënshkruajë presidenti Serbisë, ti prapë se ke të garantuar dy të tretat e votave në Parlament”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se kjo të obligon t’i kesh në tavolinë para dakordimit partitë politike parlamentare.

Intervista e plotë e kryeministrit Haradinaj, në të cilën ka folur edhe për shumë tema të tjera të rëndësishme për vendin, mund të ndiqet e plotë në videon e bashkëngjitur.

Last modified: 18 Korrik, 2019

Comments are closed.

×