Zyra e Kryeministrit

Intervistë e kryeministrit Haradinaj në emisionin “Debat Plus të Radiotelevizionit Dukagjini

17 Maj, 2019

Prishtinë, 15 maj 2019

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë në emisionin “Debat Plus”, ka folur rreth zhvillimeve aktuale në vend.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj i pyetur rreth një publikimi të një dëftese të notave të shkollës fillore të tij, shkollë në të cilën ai i ka kryer edhe dy vite gjimnaz, pra shkolla anë Izniq, tha se ka qenë nxënësi më i mirë në shkollë, se ka bërë gjithmonë garë për të qenë më i miri.

Kryeministri Haradinaj, më tutje, gjatë debatit ka folur për Samitin e Berlinit, atë të Francës, që do të mbahet,  duke thënë se Kosova njëanshëm e ka zbatuar Ahtisaarin, që ka qenë një marrëveshje ndërkombëtare për të drejtat e zgjeruara për serbët e Kosovës, në nderim, që atëherë të pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Me zbatimin e Ahtisaarit, që kanë qenë të drejta të zgjeruara të Serbisë, e vetmja gjë që pati mbetur atëherë, nuk ka qenë më se çka jep Kosova, sepse ajo dha atë që mund të jepte për serbët e Kosovës, por mbeti që të respektohen marrëdhëniet e ndërsjella, që është njohja”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se më 2013 janë arritur disa marrëveshje për disa tema të ndërsjella Kosovë-Serbi, një pjesë e të cilave janë zbatuar dhe pjesa tjetër jo dhe, ajo që ka mbetur realisht e fundit është njohja, që është edhe fillimi i marrëdhënieve të reja mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Haradinaj, më tutje tha se, ajo që ka kundërshtuar në dialog tani, është se pas gjithë këtyre etapave, të rikthehet situata para 2017-ës, pra te territori i Kosovës, kufijtë, me u hapë 17 Shkurti dhe atë që e ka konfirmuar GjND-ja, që Kosova nuk e ka shpallur pavarësinë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Prandaj, tha, kryeministri, kjo që tani ndodhi, që iu hoq dialogu zonjës Mogherini, është një sukses i madh i Kosovës dhe që tani është në duar të njerëzve më të përgjegjshëm, ose ata që kanë më së shumti përgjegjësi në Evropë, në këtë rast kryetarët e dy shteteve më të mëdha të BE-së, Gjermanisë dhe Francës, por, është edhe një dallim dhe duhet kuptuar pse është me rëndësi kjo.

“Te zonja Mogherini, Italia e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por ajo është përfaqësues e BE-së, por jo e njohësve. Kur ulemi te zonja Mogherini, ulemi te status neutral, ndërsa kur ulesh përballë kancelares Merkel, flamuri i Kosovës është i respektuar. Njëjte është edhe në Paris, siç ishte rasti në Notredam, pra te presidenti Macron”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se është një sukses yni, për të cilin edhe Amerika duhet të jetë e kënaqur dhe se këto janë përshtypjet e tij.

Kryeministri Haradinaj, në këtë debat ka folur edhe për shumë tema të tjera, si, përfaqësimin e presidentit Thaçi në dialog, ideja e shkëmbimit të territoreve dhe shumë tema të tjera të rëndësishme për vendin.

Përmes videos së bashkëngjitur, mund të ndiqet intervista e plotë e kryeministrit Haradinaj në “Debat Plus”.

 

Last modified: 17 Maj, 2019

Comments are closed.

×