Zyra e Kryeministrit

Grupi Strategjik për Tranzicion mbajti takimin e radhës dhe harmonizoi pesë projektligje të reja

28 Maj, 2008

Prishtinë, 28 Maj 2008
 
Në vazhdën e plotësimit të legjislacionit shtetëror të Republikës së Kosovës, nën kryesimin e Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovëss, z. Hajredin Kuçi sot u mbajt takimi i radhës i Grupit Strategjik për Tranzicion.
 
Me pjesëmarrjen e Qeverisë së Kosovës, Zyrës Civile Ndërkombëtare, Ambasadës Amerikane, opozitës dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë, Grupi Strategjik për Tranzicion shqyrtoi dhe harmonizoi pesë projektligje të reja të rëndisishme, atë për zgjedhjet e përgjithshme, Projektligjin për zgjedhjet lokale, për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës dhe projekligjin për Hekurudhat e Kosovës.
 
Projektligjet e harmonizuara do të procedohen për shqyrtim dhe miratim final në Kuvendin e Kosovës gjatë ditëve vijuese. Në takim u ra dakord që të vazhdohet puna intenzive për përgatitjen dhe miratimin edhe të projektligjeve të tjera të nevojshme për funksionimin e shtetit të Kosovës në të gjitha sferat e qeverisjes para datës 15 qershor të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Last modified: 28 Maj, 2008

Comments are closed.

×