Prishtinë 17 dhjetor 2008
Drejtuar nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi dhe shefi i Misionit të EULEX-it, Yves De Kermabon, është mbajtur sot takimi i pestë i radhës i Bordit Koordinues për Sundimin e Ligjit.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se Qeveria e Kosovës përgëzon shefin e EULEX-it, Yves de Kermabon dhe gjithë misionin e tij për punën e bërë në shtrirjen e misionit në gjithë vendin. “Kjo është një simbolikë e mirë për vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës”, theksoi z. Kuçi , duke shtuar se Qeveria e Kosovës do të mbështes dhe do të bashkëpunojë ngushtë me EULEX-in, qëllimi i të cilit është vendosja e rendit dhe ligjit.
Më tutje z. Kuçi tha se gjatë takimit është diskutuar për Ligjin kundër pastrimit të parasë , për Qendrën e Inteligjencës Financiare dhe Strategjinë e luftës kundër krimit të organizuar terrorizmit dhe narkotikëve. Ai tha se ka një gatishmëri dhe një ambient të mirë për bashkëpunim midis Qeverisë dhe EULEX-it. “Tashmë nuk diskutohet për shtrirjen e EULEX-it, por tash po mundohemi që shtrirja e këtij misioni të jetë funksional, operativ dhe në Kosovë të sundoj rendi dhe ligji”, theksoi zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Po ashtu, edhe shefi i Misionit të EULEX-it, Yves De Kermabon është shprehur i kënaqur me progresin e shënuar gjatë ditëve të kaluara. “Ne kemi një bashkëpunim dhe një bashkërendim të mirë të veprimeve me Qeverinë e Kosovës” u shpreh z. Kermabon. shefi i Misionit të EULEX-it, Yves De Kermabon ka lavdëruar angazhimin e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi për koordinimin e mirë midis Qeverisë dhe EULEX-it
Last modified: 17 Dhjetor, 2008