Zyra e Kryeministrit

Do të vazhdojmë të investojmë në çdo pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, – thekson kryeministri Thaçi në përurimin e rrugës së re në Jezerc

28 Shtator, 2008

Prishtinë, 28 shtator 2008
 
Në një ceremoni festive të organizuar në fshatin Jezerc, me rastin e përurimit të përfundimit të punimeve të rrugës së re, ku merrnin pjesë banorë të shumtë të kësaj ane, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi:
 
“Ne sot përuruam edhe një rrugë në një vend shumë të bukur, në një vend të simbolikës së rezistencës kombëtare këtu në Jezerc. Ky vend meriton të jetë edhe modern, prandaj kemi parasysh që t’ua lehtësojmë jetën e këtyre njerëzve që jetojnë këtu edhe me rrugë të re, edhe me shkollë të re. Këto investime nuk do të ndalen, vetëm sa do të rriten” – siguroi banorët kryeministri Hashim Thaçi.
 
“Sot jam këtu që t’i uroj banorët e kësaj rrethine për këtë rrugë të re, për këtë jetë të re, jetë më të mirë dhe kushte më të mira dhe mirëqenie sociale më të lartë. Ne do të vazhdojmë që të investojmë në çdo pjesë të territorit të Republikës së Kosovës” – potencoi kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
 
Në ceremoninë e përurimit të rrugës së re të Jezercit, folën edhe zëvendësministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Adem Grabovci dhe nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili.
 
Rruga e re në Jezerc ka distancë prej 7 kilometrash dhe me një vlerë mbi 1 milionë euro.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës, vetëm në këtë periudhë tetë mujore ka investuar mbi 3.5 milionë euro në infrastrukturë rrugore. 

Last modified: 28 Shtator, 2008

Comments are closed.

×