Qeveria e Republikës së Kosovës përmes kësaj deklarate për media njofton opinionin publik se vazhdon të qëndrojë pas vendimit të saj për suspendimin e drejtorit të Shërbimit Doganor të Kosovës z.Naim Huruglica dhe ky vendim do të vazhdojë të mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.
Qeveria e Republikës së Kosovës rikujton që në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Shërbimi Doganor i Kosovës dhe funksionimi i tij është në kompetencë të plotë të Qeverisë.
Last modified: 18 Gusht, 2008