Qeveria e Republikë së Kosovës vazhdon ta ndjek me vëmendje të shtuar situatën në veri të vendit pas incidenteve të ditëve të fundit. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte të dhunës që janë në kundërshtim me vizionin e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë.
Incidentet e tilla nuk i shërbejnë të mirës së vendit dhe ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e këtyre provokimeve dashakeqe dhe të ruajnë qetësinë e të distancohen nga aktet e tilla.
Qeveria është në koordinim të plotë me organet e rendit dhe sigurisë, si dhe me misionet ndërkombëtare të KFOR-it dhe EULEX-it në shërbim të ruajtjes së qetësisë dhe tejkalimit të situatës së krijuar. Ftojmë qytetarët që të kenë besim në vendosmërinë dhe kapacitetet e institucioneve të vendit dhe që bashkërisht të tregojmë vullnetin tonë për një Kosovë të qetë, stabile dhe të sigurt për të gjithë.
Last modified: 4 Janar, 2009