Prishtinë, 27 shtator 2010
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e vlerëson vendimin institucional dhe shtetëror për dorëheqje nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës nga ana e z. Fatmir Sejdiu.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është burimi i demokracisë së vendit tonë dhe respektimi i saj është obligim i të gjithëve.
Të gjitha vendimet e ardhshme të institucioneve të Republikës së Kosovës do të jenë në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe nevojat e shtetit dhe shoqërisë sonë.
Last modified: 27 Shtator, 2010