Prishtinë, 19 shkurt 2010
Qeveria e Republikës së Kosovës fton organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që ky akt i rëndë të zbardhet dhe shkaktarët e tij të gjenden para drejtësisë dhe të marrin verdiktin e merituar.
Qeveria rithekson edhe njëherë të gjitha angazhimet e saj për respektimin afirmativ të të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë, me theks të veçantë të komunitetit serb, të drejta këto të garantuara me Kushtetutën dhe me të gjitha Ligjet e Republikës së Kosovës.
Në të njejtën kohë, Qeveria e Republikës së Kosovës potencon përkushtimet e saj të vazhdueshme që secili komunitet në Kosovë të gëzojë mbrojtjen e barabartë nga institucionet dhe ligjet e vendit.
Qeveria vlerëson së ky akt nuk duhet lejuar asessi të keqpërdoret nga askush për qëllime të ulëta politike.
Last modified: 19 Shkurt, 2010