Zyra e Kryeministrit

DEKLARATË E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

16 Qershor, 2010

Prishtinë, 16 qershor 2010

Qeveria e Republikës së Kosovë me indinjatë të madhe mori lajmin për sulmin me mjet shpërthyes që persona deri më tani të paidentifikuar bënë mbrëmë në oborrin e shtëpisë së kryetarit të Komunës së Rahovecit, Qazim Qeska.

Ky është një sulm kriminal, i drejtuar kundër përfaqësuesit legjitim të qytetarëve të Komunës së Rahovecit, kundër votës së lirë të qytetarëve, kundër demokracisë dhe si të tillë e dënojmë fuqishëm.

Qeveria kërkon nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur që sa më parë kryerësit e këtij krimi të përgjigjen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Last modified: 16 Qershor, 2010

Comments are closed.