Zyra e Kryeministrit

Deklaratë e Qeverisë së Kosovës lidhur me arrestimet e sotme të dy zyrtarëve të lartë të Aeroportit të Prishtinës dhe të menaxherit të kompanisë “Petrol Company”

25 Mars, 2008

Prishtinë, 25 mars 2008
 
Qeveria e Kosovës pa dashur të paragjykoj rezultatin përfundimtar të hetimeve të organeve të hetuesisë, mbështet veprimet e ndërmarra në kuadër të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe çdo forme tjetër, e cila është në kundërshtim më rendin dhe ligjin kushtetues të Kosovës.
 
Qeveria e Kosovës edhe një herë rithekson se do të jetë e pa kompromis ndaj të gjithë atyre që keqpërdorin dhe manipulojnë me paratë publike të taksa-paguesve kosovarë.

Last modified: 25 Mars, 2008

Comments are closed.

×