Prishtinë, 14 janar 2008
Qeveria e Kosovës e dënon ashpër shpërthimin e sotëm që ndodhi në Komunën e Suharekës, me ç’rast u lënduan disa zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Qeveria thekson se aktet e tilla janë tërësisht të papranueshme dhe fajtorët do të ballafaqohen me ligjin.
Jeta dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është prioritet qeverisë dhe për ta përmbushur këtë detyrë, Qeveria e Kosovës do të vë në përdorim të gjithë mekanizmat e saj ligjor.
Last modified: 14 Janar, 2008