Prishtinë, 3 dhjetor 2009
Duke përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit politike, të sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë, Kryeministri dhe aPresidenti i Republikës theksojnë:
Përsërisim përkushtimin dhe angazhimin tonë për funksionimin sa më të efektshëm të shtetit ligjor. Suksesi ynë drejt zhvillimit dhe integrimeve është thellë i kushtëzuar me sundimin e ligjit dhe krijimin e perspektivës për secilin qytetar të Republikës së Kosovës.
Institucionet vendëse të drejtësisë dhe EULEX-i, në kuadër të përgjegjësive që kanë, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar se të gjitha veprat kriminale të periudhës së pasluftës të hetohen thellësisht dhe të pandikuara nga politika.
Kërkojmë distancimin e plotë të politikës nga gjyqësia dhe transparencë të nevojshme të mbështetur në ligj. Çdo veprim jashtë institucional është i papranueshëm për institucionet e Republikës.
Edhe këtë herë, ftojmë të gjithë qytetarët e vendit që të ruajnë qetësinë dhe të kontribuojnë në stabilitetin e vendit, duke besuar dhe mbështetur institucionet e drejtësisë në punën e tyre.
Last modified: 3 Dhjetor, 2009