Prishtinë, 10 tetor 2008
Me kënaqësi të veçantë u njoftova për dhënien e Çmimit Nobel për Paqe z. Marti Ahtisaari, ish-Presidentit të Finlandës dhe krye-negociatorit në procesin ndërkombëtar të bisedimeve për pavarësinë e Kosovës.
Parlamenti i Kosovës e ka shpallur Pavarësine e vendit në përputhje me Propozimin Gjithpërfshirës të z. Ahtisaari që e ka mirëkuptuar realitetin në Kosovë, si dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
Z. Ahtisaari është një mik i madh i paqes dhe Çmimi Nobel për Paqe i është dhënë njeriut të merituar, që ka bërë shumë anë e mbanë globit për zgjidhjen e konflikteve dhe arritjen e paqes.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës
Last modified: 10 Tetor, 2008