Zyra e Kryeministrit

Deklaratë

15 Gusht, 2008

15 gusht 2008
 
Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se pas provës së djeshme të suksesshme të djegies së vajit disulfurik, në furrën e repartit të elektrolizës së zinkut në Mitrovicë, sot është kryer me sukses edhe prova e dytë e djegies së kësaj materie. Ekspertët të cilët i kanë bërë të gjitha riparimet e nevojshme, në furrën në fjalë, kanë vërtetuar se kjo furrë i përmbushë të gjithë parametrat teknik për kryerjen e këtij operacioni. Për më tepër, ekspertët e kompanisë së kontraktuar dhe ekspertët tjerë përgjegjës për matjen e nivelit të ndotjes së ambientit, kanë konstatuar se djegia e kësaj materie nuk do të shkaktoj dëme anësore për ambientin jetësor. Këto fakte i nxjerrin si të pavërteta aludimet se lokacioni i përzgjedhur nuk i plotëson parametrat teknikë.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës, përsëri i siguron të gjithë qytetarët, se shkatërrimi i kësaj materie do të bëhet në mënyrë të sigurt, sipas dinamikës së paraparë dhe në lokacionin e përzgjedhur. Qytetarët e Mitrovicës kanë të drejtë ta shprehin pakënaqësinë e tyre në mënyrë paqësore, por, nuk do të tolerohet vënia në rrezik e jetës së qytetarëve dhe bllokimi i operacionit për asgjësimin e vajit disulfurik.

Last modified: 15 Gusht, 2008

Comments are closed.

×