Prishtinë, 23 shtator 2008
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka aprovuar dorëheqjen e ofruar të ministrit në Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit, z. Boban Stankoviç. Z.Stankoviq, dorëheqjen e tij, e ka arsyetuar me shkaqe personale dhe të natyrës objektive.
Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, pas aprovimit të dorëheqjes, duke marrë në konsideratë propozimin e Partisë së Pavarur Liberale Serbe, ka emëruar z. Sasha Rashiç për ministër në Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit.
Last modified: 23 Shtator, 2008