Zyra e Kryeministrit

Askush mbi ligjin – thekson kryeministri Thaçi

5 Qershor, 2010

Prishtinë, 5 qershor 2010

Në konferencën e sotme për media, duke iu përgjigjur interesimit të medias lidhur me përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, kryeministri Hashim Thaçi theksoi:
 
Duhet ndarë politikën nga drejtësia . Unë do të vazhdojë të jam në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe me një rol mbështetës të EULEX-it, me një transparencë të plotë dhe bashkëpunim të ngushtë.
 
Dua të theksoj se ky kapitull është hapur dhe është mirë që është hapur pikërisht në kohen e qeverisjes sime .

Do të jemi pa kompromis nga dita e parë e lirisë së Kosovës, nga 12 qershori 1999 e deri në ditët e sotme e tutje .

Janë 111 raste në hetim për dyshime të zyrtarëve të lartë në të gjitha kohërat, do të thotë nga qershori 1999 e deri më tani.

Dua ti sigurojë qytetarët e Kosovës se nuk do të mbetet asnjë rast pa u hetuar dhe pa u përfunduar në bazë të standardeve të drejtësisë.

Të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit.    
 

Last modified: 5 Qershor, 2010

Comments are closed.