Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi u takua me Ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Lührmann

17 Shkurt, 2025

 

Varshavë, 17 shkurt 2025
 
Vizita në Poloni vijoi me takimin e radhës të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës Besnik Bislimi, me Ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Lührmann.
Palët diskutuan rreth një sërë temash, nga rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian e deri te situata në rajon. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi hapat që ka bërë Kosova në procesin e integrimit evropian, veçanërisht aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetorin e vitit 2022. Shtoi dhe nivelin e lartë të gatishmërisë institucionale që ka treguar vendi edhe me Planin e Rritjes dhe agjendën e reformave. Ai nënvizoi dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Përmendi edhe nevojën për heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat vijojnë të mbeten të padrejta e duhet të hiqen sa më parë.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ministren Lührmann për takimin e bisedën e sotme në Varshavë, duke vlerësuar e shprehur mirënjohjen për partneritetin dhe marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Last modified: 17 Shkurt, 2025

Comments are closed.