Prishtinë, 30 nëntor 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti mbrëmë studentë shqiptarë nga diaspora në Nordrhein-Westfalen në Gjermani, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në një vizitë studimore disa ditore.
Së bashku, diskutuan mbi zhvillimin e Kosovës, kontributin e diasporës dhe rëndësinë e saj si urë lidhëse mes shtetit tonë dhe Gjermanisë.
Kryeministri theksoi se qeveria e ka përherë mërgatën si pjesë kyçe të vëmendjes e politikave, si një prej faktorëve kryesorë që shtyn përpara edhe kontribuon për vendin e shoqërinë tonë.
U diskutua edhe për lehtësirat që duhet të krijohen e po vazhdojnë të zhvillohen për mërgatën tonë atje veçanërisht në pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës.
Kryeministri Kurti i falënderoi të gjithë studentët për bashkëbisedimin e mbajtur, duke ju uruar qëndrim, takime e vizitë sa më të mbarë në Kosovë.
Last modified: 30 Nëntor, 2024