Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Veseli, me rastin e vdekjes tragjike të veprimtarit Sabit Veseli

7 Gusht, 2010

Në tekstin e telegramit thuhet:

Prishtinë, 8 gusht 2010

E nderuara familje Veseli,

Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen tragjike të veprimtarit të dhe veteranit të lëvizjes kombëtare, Sabit Veseli.

Emri dhe vepra e Sabit Veselit është e lidhur ngushtë me demonstratat e studentëve të vitit 1981 në Mitrovicë, kontributi i veçantë në radhët e LPK-së dhe në ngritjen e fuqizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qëndrimi i tij në burgjet jugosllave vetëm sa e forcoi idealin e tij në rrugën e çlirimit të Kosovës.

Vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe për familje, për miqtë dhe veprimtarët e shumtë anekënd trojeve shqiptare.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Last modified: 7 Gusht, 2010

Comments are closed.