Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi ka zhvilluar sot një takim me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Medllin Ollbrajt

21 Korrik, 2010

Prishtinë, 21 korrik 2010

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar sot një takim me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Medllin Ollbrajt.

Në takimin miqësor me znj.Ollbrajt, kryeministri Hashim Thaçi shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të popullit të Kosovës për kontributin që ka luajtur ish-sekretarja Ollbrajt në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës dhe rolin që edhe sot luan znj.Ollbrajt në mbështetje të zhvillimeve në Republikës së Kosovës.

Nga ana e saj, ish-sekretarja amerikane e shtetit, znj.Medllin Ollbrajt rikonfirmoi mbështetjen e saj për Republikën e Kosovës dhe theksoi se ndihet krenare me të arriturat që ka shënuar Kosova, posaçërisht në dy vitet e pavarësisë.

Po sot, kryeministri Thaçi është takuar edhe me ambasadorin Frank Uisner, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për të arriturat e deritanishme të instituiconeve të Kosovës.

Sot, kryeministri Thaçi do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joseph Biden, ndërsa nesër do të ketë takime në Kongresin e SHBA-së.

Last modified: 21 Korrik, 2010

Comments are closed.