Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi ngushëllon familjen Doda, me rastin e vdekjes së rapsodit, Bajrush Doda

1 Janar, 2012

Prishtinë, 1 janar 2012

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Doda, me rastin e vdekjes së rapsodit të njohur Bajrush Doda.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
 
E nderuara familje Doda 
 
Me pikëllim e morëm lajmin për vdekjen e rapsodit të njohur Bajrush Doda.
 
Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, me respekt të lartë do të kujtojnë kontributin folklorik të Dodës, që frymëzoi gjenerata të tëra.
 
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
 
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës 

Last modified: 1 Janar, 2012

Comments are closed.